Teuta Krasniqi zgjedh fjalët më të shtrenjta për ditëlindjen e babait të saj

Teuta Krasniqi përveç një nga femrat më të komentuara e aktoret më të talentuara e suksesshme kosovare, ajo shpesh ka treguar që është edhe një person tejet sensitive e me dashuri të madhe kur është fjala tek personat e zemrës, shkruan Indeksonline.

Loading...

Ajo në ditëlindjen e babait të saj Milazim Krasniqit, ka thurur fjalët më të mira që vetëm një bijë di t’i shkruaj për të atin.

 

 

Ky është urimi i saj:

Jo rrallë herë, e kam cek se sa me fat jam që jam çika jote, sa me fat jam që jam rritë dhe eduku nga një babë me vlera të larta njerëzore, babë që na ka dhënë dashuri të pakusht dhe përkrahje të përhershme. Mbi të gjitha na ka mësuar që një ndër virtyret më të larta që njeriu duhet t’i ketë, është modestia. Faleminderit babi, faleminderit që je ky që je, faleminderit që na bënë krenar me vlerat dhe veprat tua. Urime ditëlindja, paç shëndet dhe mbarësi, bashkë me familje e njerezit tu të dashur. Të paçim!