Elon Musk zbuloi në rrjetin social Twitter se Tesla ka planifikuar të shtrijë rrjetin e karikuesve për makinat elektrike për të mbuluar 100% Evropën vitin e ardhshëm.

“Nga Irlanda në Ukrainë, nga Nervgjia në Turqi” tha Musk në Twitter.

Prodhuesi i njohur i makinave elektrike po përgatitet për lançimin e Model 3 në Evropë.

Këto stacione karikimi do të pajisjen me teknologjinë CCS të karikimit të shpejtë së bashku me modelet Evropian që do të kenë porta CCS.

Tesla gjithashtu ka në plan të hapë infrastrukturën e karikimit edhe për prodhues të tjerë por ende nuk ka diçka konkrete. /PCWorld Albanian