Terroristët e PKK-s shkatërruan, Erdogan i rindërtoj, ja ndryshimi drastik në provincën e Shërnak-ut

Organizata terroriste PKK e cila mbjell vdekje në viset rurale të lindjes së largët dhe juglindje të Turqisë, gjatë viteve 2015-2016 në shënjestër e kishte qytetin e Shërnakut të Turqisë.

Qyteti Shërnak (Şırnak) e cila shtrihet në juglindjen e Turqisë ka përjetuar ‘tmerrin’ gjatë viteve 2015-2016,  sipas raportit të Ministrisë së Brendshme të Turqisë, përcjell Gazeta e Re, gjatë këtyre viteve në këtë zonë kanë ndodhur me dhjetëra shpërthime, 14 mijë banesa dhe 27 xhami të shkatërruara, me qindra rrugë të dëmtuara dhe rreth 125 mijë të dëbuar. Kjo ishte bilanci i zullumit të kësaj organizate në këtë qytet.

Loading...

Pjesëtarët e organizatës terroriste PKK në qytetin Shërnak e cila para aksioneve të terroristëve kishte mbi 400 mijë banor kanë aplikuar një politik të rreptë ndaj qytetarëve të këtij vendi, edhe pse shumica e tyre ishin me origjinë kurde, ata i detyronin me dhunë të jepnin haraç dhe të siguronin burime njerëzorë organizatës. Si pasoj rreth 125 mijë qytetarë janë detyruar që të largoheshin nga ky vend.

Edhe pse organizata pësoi humbje të mëdha në aksionet e forcave të sigurisë, ata kanë vazhduar me sulmet e përgjakshme ndaj qytetarëve në vendbanimet e dendura me civilë.

Pavarësisht të gjitha pengesave të kësaj organizate separatiste terroriste, qeveria turke  vazhdoi me punimet e infrastrukturës dhe sot qyteti i Shërnakut ka një pamje krejtësisht të re.

Sipas raporteve të fundit, shkruan “yenisafak”, Ankaraja harxhoi mbi 1,5 miliardë lira turke në ri-gjallërimin e infrastrukturës në këtë zonë. /Gazetaere.com/

Më poshtë janë disa pamje të cilat tregojnë qartë se si ka pësuar një ndryshim drastike ky qytet i lashtë: