Tërmkolli thotë se Specialen e sollën komandantët deputetë që s’lanë akuza pa i bërë njëri-tjetrit

 

Ish-deputetja Melihate Tërmkolli, anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së, ka thënë se askush nuk po e gjykon UÇK’në, prandaj ka bërë thirrje që secili të mbrojë vetën.

“Pa patetikë, Kosova e para”, është titulli i reagimit të saj për diskutimet rreth Gjykatës Speciale.

Lexojeni të plotë shkrimin e Tërmkollit:

Pa patetikë, Kosova e para!

Askush nuk e ka gjykuar luftën e shqiptarëve të Kosovës për liri e ҁlirim.

Askush nuk e ka gjykuar as nuk po e gjykon UҪK-në.

Askush, prandaj nuk ka nevojë ta mbrojë UҪK-në

Secili le ta mbrojë veҁ veten e vet! (nga vetja e vet).

Të tjerët përrreth, që po përpiqen të bëjnë patriotët, me rrëfimet herë për “re të zeza”, herë për “pastërti” të qiellit të Kosovës, së paku të heshtin.

E dinë mirë të gjithë kush i solli retë e zeza.

Mos guxoni prandaj të drejtoni gishtin ndaj askujt për Gjykatën Speciale!

Siҁ e thoshit edhe vetë “ një e keqe e domosdoshme”.

Pa kopjuar kultura të huaja, do të na bënte nderë respektimi i së paku një minimumi nga kodi kulturor kombëtar i shqiptarëve, edhe në ditë të mira edhe në ditë të vështira.

Në atë rast, të gjithë do të dilnim fitues.

Në veҁanti përfaqësuesit e institucioneve të shtetit, kanë detyrë të sillen në pajtim me obligimet shtetërore dhe interesat nacionale, edhe në këtë rast.

Pa patetikë, Kosova e para!

(P.S. për tri vite me radhë 2015-2018, në Kuvendin e Kosovës, shumë deputetë të ashtuquajtur “komandantë” të UҪK-së, e tmerruan opinionin e Kosovës me akuzat më të rënda kundër njëri tjetrit, për krime, për pasurim e për ҁka jo. Atëherë, në Kuvend iu thashë se “po ia përgatitni njëri tjetrit dosjet për Gjykatën Speciale”.). Apo nuk është kështu?!