Tërmeti i fuqishëm në Shqipëri, dëmtohen disa shtëpi

 

Tërmeti që ka rënë para disa minutash në jug të Shqipërisë, ka shkaktuar dëme materiale në disa banesa.

Nga të dhënat e par rezulton se dy tërmetet, njëri i shkallës 4.7 ballë dhe tjetri i shkallës 3.8 ballë, me epiqendër 5 kilometra në thellësi të Himarës, dhe 10 kilometra në Adriatik, kanë shkaktuar dëme në disa banesa në jug të vendit.

Sipas burimeve, si pasojë e lëkundjeve janë dëmtuar disa shtëpi në Kuç. Tërmeti është ndier në Vlorë, Sarandë, Gjirokastër dhe Himarë.

Deklarata:

Me date 04.01.2018 ora 19:26:39(GTM) Instituti i Gjeoshkences, Energjise, Ujit dhe Mjedisit ka regjistruar nje lekundje temeti me magnitude 4.8 rihter me koordinata 40.05  veri dhe 19.88 lindje me thellesi 27 km me epiqender ne Borsh. Nga te dhenat paraprake nuk ka njerez te lenduar por vetem deme materiale ne 5 banesa ne fshatin Kuç. 4 prej banesava kane demtime te lehta dhe 1 eshte demtuar me rende. Jemi ne kontakte te vazhdueshme me sallen e policise specialistet e emergjencave civile dhe kryetaret e njesive administrative.