Tërmet në Itali, arrin në 13 numri i viktimave

Italia në natën e mbrëmshme është goditur nga një seri tërmetesh të njëpasnjëshme.

Loading...

Lëkundja e parë ka qenë rreth orës 03:36 në zonën e Accumoli me magnitudë 6,2 dhe thellësi 4 km, pas tij ka pasur disa lëkundje të tjera. Tërmeti i dytë i fortë me magnitudë 5,4, ka rënë rreth orës 04:33 me epiqendër pranë Peruxhias dhe me thellësi 8,7 km.

Sipas raportimeve të mediave të ndryshme, numri i të vdekurve deri më tani ka arrit në 13, ky numër mund të rritet pasi ka ende njerëz nën rrënoja.