Tërmet i fuqishëm në Kanada

Një tërmet i fuqishëm ka ndodhur afër Vancouverit në Kanada. Tërmeti ka ndodhur të dielën mbrëma me shkallën magnitude 6.6, transmeton Express.

Ekipa e tsunamit ka shkruar një tweet, ku ka thënë se nuk pritet ndonjë tsunami si pasojë e tërmetit.

Loading...

Nuk pati raportime të menjëhershme të viktimave apo ndonjë dëmtimi nga tërmeti, i cili goditi një thellësi prej 33 km, rreth 190 km në jugperëndim të Port Hardy, një qytet në skajin verilindor të ishullit Vancouverit./Express/