Teknologjia e re i “shpëton” automobilat me naftë

Automobilat me naftë nuk do ta lëshojnë tregun e madh për automobilat elektrikë, të paktën edhe për një kohë.

Loading...

Një përditësim i madh në menaxhimin e emetimeve të gazrave te modelet dizel është njoftuar së fundmi, duke u mundësuar automobilave me naftë të ulin limitet e lirimit të oksideve të azotit për gati 90 për qind, shkruan sot “Koha Ditore”.

Automobilat duhet të emetojnë aktualisht jo më pak se 168 miligramë për kilometër okside azoti dhe, më 202, limiti do të reduktohet në 120 miligramë për kilometër në testimet në rrugë dhe 80mg/km në testimet në laborator. Por teknologjia më e re e krijuar nga “Bosch” i mundëson një modeli “VW Golf” të emetojë vetëm 13 miligramë për kilometër oksid azoti në ngasje të përzier.

Edhe në ngasjen urbane, ku emetimet e oksideve të azotit lirohen më shumë për shkak të temperaturës më të ulët të motorit, sistemi i “Boschit” i ul ato në 26mg/km – gati një e pesta e nivelit që pritet të kërkohet në Evropë nga viti 2020.