Barcelona me lehtësi e mposhti skuadrën e Solskjaer në “Cam Nou”, ndërsa Ajaxi arriti të bëjë befasinë në “Torino” duke e mposhtur “Zonjën e Vjetër me rezultatin përfundimtar 1:2.

Messi dhe Coutinho ishin realizatorët e kësaj ndeshje ku Messi me dy gola dhe Coutinho me një ‘predhë’ arritën që ta dërgojnë Barcelonën në gjysmëfinale, shkruan GazetaBlic.

Ndërsa pas ndeshje foli edhe tekniku i United, Solskjaer ku theksoi se skuadra e tij u mposhtën nga një ‘gjeni’!

“Unë kam për të thënë se, Lionel Messi është në cilësi të lartë dhe ai është ndryshe nga të tjerët”, tha fillimisht tekniku.

“Ai është klas i ndryshëm, ai dhe Cristiano Ronaldo janë lojtarët më të mirë të dekadës së fundit, të gjithë pajtohen në atë. Messi tregoi cilësinë e tij.

” Ne nuk patëm shpëtim, kemi ndeshje për të zhvilluar në Premierligë dhe vitin e ardhshëm të kthehemi mirë”, përfundoi trajneri.