Manchester United e ka nisur në mënyrë përfekte sezonin e ri në Premier Ligë.

Ata e kanë mposhtur ne rezultat 4:0 ekipin e Chelseas, shkruan Indeksonline.

Ndeshja që u zhvillua në “Teatrin e Ëndrrave” dhuroi spektakël si në gola, po ashtu edhe me raste. Manchester United kaloi në epërsi në minutën e 18-të.

Rashford u tregua i saktë nga pika e bardhë. Pjesa e parë mbaroi me rezultat 1:0.

Dy ekipet kishin rastet e tyre. Në pjesën e dytë, “Djajët e Kuq” u treguan më kërkues dhe në minutën e 65-të dyfishuan epërsinë me golin e Martial.

Pas dy minutash, Rashford doli përsëri në skenë pas një super asistimi të Pogbas duke ngritur rezultatin në 3:0.

Në minuten e 81-të, debutuesi Daniel James shënoi për 4:0. Me këtë fitore, United ngjitet në poziten e dytë me pikë të barabartë me Manchester Cityn por me golaverazhë më të dobët./Indeksonline/