Qyteti i Mitrovicës nga kjo verë do të ketë edhe një pishinë të re, duke e bërë kështu hapësirën afër lumit Ibër si një prej më karakteristikave në Kosovë.

Aty është në përfundim të ndërtimit një “Aqua Park”, i cili përmban disa pishina dhe mundësi argëtimi, shkruan Reporteri.net.

Ky projekt ishte në plan të përfundohej dhe të lëshohej për përdorim në fillim të këtij muaji, mirëpo disa vonesa kanë pamundësuar një gjë të tillë. Mirëpo, siç kanë paralajmëruar edhe vet ndërtuesit, pishina do të hapet shumë shpejt.

Vetë pishina ka njoftuar se hapja do të bëhet të shtunën më 29 qershor, me një mysafir special i cili do të vijë nga Amerika për të kënduar. Bëhet fjalë për këngëtarin me prejardhje nga Mitrovica, Vedat Ademi.

Sidoqoftë, banorët e Mitrovicës më shumë po i shqetëson çmimi i hyrjes në këtë pishinë sesa vonesa. Siç mëson Repoteri.net, për një të rritur çmimi i hyrjes është 8 euro ndërkaq për fëmijë 6 euro.

Për cmimin nuk kanë njoftuar kompania, mirëpo kanë bërë të ditur se përvec hyrjes, cadrat dhe lodrat do të jenë pa pagesë.

Këto çmime janë konsideruar si shumë të larta duke pasur parasysh standardi e pagave në këtë qytet, që rezulton se është më i varfëri në Kosovë.

Ndryshe, përveç kësaj pishine, Mitrovica ka edhe liqenin artificial që është shndërruar në pikë turistike të qytetit. Liqeni dhe pishina e re kanë pas metra largësi./Reporteri.net