Të rinjtë e PDK-së e vizitojnë Preshevën: Do të jemi gjithmonë së bashku

Përfaqësues të Rinisë Demokratike të Kosovës (RKD) kanë zhvilluar një vizitë në Luginën E Preshevës, ku kanë takuar një liderët e shqiptarëve në atë pjesë.

Loading...

Kështu thuhet në njoftimin e organit rinor të PDK-së në Facebook.

Të rinjtë e PDK-së kanë theksuar se Qytetarët e Luginës nuk mund të jenë vetëm përball situatave të reja në Ballkan, aq më pak ndaj sfidave që sipas tyre, imponon Serbia ndaj tyre; si në arsim, njohjen e diplomave, punësimi në nivelin qendror e lokal, përfaqësimi politik dhe institucional i shqiptarëve dhe çështje tjera që rikonfirmojnë vullnetin e të gjitha shteteve për fqinjësi të mirë dhe reciprocitet.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të RDK-së:

Sot, me emocione të veçanta, me të rinjtë Rinisë Demokratike të Kosovës, kemi vizituar Luginës e Preshevës. Gjatë kësaj vizite, kemi takuar kryetarin e Këshillit kombëtar të Shqiptarëve, z. Shukri Imerin, kryetarin e Bujanovcit, Shaip Kamberin si dhe të rinjtë e partive shqiptare të Luginës, me të cilët trajtuam çështjet e aktualitetit politik, sfidat e interesit nacional si dhe të ardhmen e shqiptarëve në trojet e veta.

Po ashtu, kemi bërë homazhe pranë varrit të personalitetit të shquar të Luginës, Jonuz Musliu.

Pas takimeve, me të rinjtë, shokët tanë të Luginës, kemi zhvilluar një shëtitje në sheshin e Preshevës, me të rinjtë e këtij qyteti. Ne, rinia kudo që jemi, ndjejmë përgjegjësinë edhe të secilit institucion, për të kontribuar, për të ecur tutje çështja e interesit nacional, si të drejtat themelore të njeriut, zhvillimi ekonomik dhe mënjanimi i çdo lloj margjinalizimi.

Qytetarët e Luginës, nuk mund të jenë vetëm, përball situatave të reja në Ballkan, aq më pak ndaj sfidave që imponon Serbia ndaj tyre si në arsim, njohja e diplomave, punësimi në nivelin qendror e lokal, përfaqësimi politik dhe institucional i shqiptarëve dhe çështje tjera që rikonfirmojnë vullnetin e të gjitha shteteve për fqinjësi të mirë dhe reciprocitet.

Ne, përkrahim fuqishëm interesin e qytetarëve të Luginës, në veçanti të rinisë së Luginës dhe do të jemi gjithmonë së bashku.