Një pikë karburanti e kompanisë “Shell” është bërë sërish cak i plaçkitësve.

Plaçkitja ka ndodhur sot, në orët e para të mëngjesit, saktësisht rreth orës 04:15, në fshatin Piranë të Prizrenit.

Reporteri.net nga burime të afërta brenda kompanisë “Fatoni”, merr vesh se një punëtor i marketit brenda kësaj pike karburanti ka marrë lëndime të lehta trupore.

Sipas këtyre burimeve, grabitësit kanë marrë rreth 1000 euro dhe komplet sasinë e cigareve që ndodheshin në marketin e pikës së karburantit.

Pika e karburanteve që është plaçkitur është pronë e kompanisë “Fatoni”, por që tash menaxhohet nga kompania e karburanteve “Shell”.

Kujtojmë se kohë më parë atyre u ishte plaçkitur edhe shtëpia në fshatin Piranë, ku u ishin vjedhur 100 mijë euro.

Reporteri.net ka siguruar edhe videon ku shihen dy persona të armatosur, të cilët në shpejtësi dalin nga vetura dhe shpërndahen në dy drejtime, një brenda marketit të pikës së karburantit dhe tjetri jashtë, ndërkohë që largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me rreth 1000 mijë euro dhe tërë sasinë e cigareve që ndodheshin brenda marketit. /Reporteri.net