Emisioni Oxygen pa dyshim se është njëri ndër emisionet më të shikuara në vend.

Në emisionin e fundit për këtë sezon, Besim Dina pati mysafir të cilët u pëlqyen mjaft shumë nga publiku i gjerë.

Njëra ndër pjesët që emocionoi të gjithë dhe i bëri me lot në sy, ishte një fragmenti muzikor i kompozitorit drenicas, Ylber Asllani, pjesa e së cilës u interpretua nga drenicasi, Gent Hoxha i ansamblit “Shota”. /Drenica Press/

Instrumental – fragment muzikor nga muzika e koreodramës “Lulet e Marsit” të cilën ansambli “Shota” e ka realizuar vitin e kaluar për nderë të 20 vjetorit të rënies heroike të familjes Jashari, dhe i dedikohet posaçërisht fëmijëve të rënë në atë betejë dhe gjithë luftën çlirimtare të kombit! Kompozitor: Ylber Asllanaj.