“Te Barcelona do të shkoja me not”

Sulmuesi i Palermos Paolo Dybala ka deklaruar se ndjehet shumë mirë në Palermo por nëse do t’i vinte një ofertë nga Barcelona nuk do t’a mendonte dy herë.
“Ofertë nga Barcelona? Aty do të shkoja me not. Nuk ka nevojë madje as për kontrata”, ka thënë talenti 21 vjeçar.
Argjentinasi më pas ka falenderuar tifozerinë e Palermos duke thënë se ata i karikojnë çdo ditë dhe janë fantastikë.