Tavë me spinaq

Përbërësit: 1 kg spinaq, 5-6 vezë, 1/2 litër kos, 200 g djathë kaçkavall, kripë, piper   Përgatitja: Lajmë spinaqin, e grijmë dhe i japim një valë me ujin e vet. Në një tas përziejmë mirë kosin me 3 vezë dhe hedhim kripën dhe piperin. Pasi i kemi dhënë valë spinaqit e vendosim në tavë dhe e përziejmë me masën e përgatitur. Pjesën e vezëve të mbetura i vendosim sipër spinaqit që kemi vendosur në tavë. Tavën e vendosim në furrë të nxehur më parë më temperaturë 200 gradë C dhe i lejmë deri sa të mpikset veza.