Talenti i Palermos te Borussia Dortmund?

 

Paulo Dybala është njëri nga talentët më të mirë në futboll, dhe te Palermo lojtari kryesor.
Për të janë të interesuara klubet më të mëdha evropiane, por sipas Daily Express, Borussia Dortmund ka dërguar përfaqësuesit e tyre në Itali për një marrëveshje të mundshme dhe ka ofruar më shume se 30 milion paund për sulmuesin e ri.
Dortmundi pasi rinovoi me Marko Rojs, ka nisur projektin për të transferuar lojtar cilësor, e si duket i pari në listë është Dybala që këtë sezon ka shënuar 12 gola me Palermon./DrenicaPress/