Arlind Salihu do të provohet tek Sivasspori. Talenti kosovar beson se me aftësitë që i posedon do ta bindë klubin e njohur turk që ta mbajë dhe t’i ofrojë kontratë atij.

Arlind Salihu i lindur në Burojë të Skenderajt është njëri prej talenteve më të mëdha të futbollit kosovar sot, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti drenicas do ta ketë një mundësi të artë nga e enjtja pasi do të provohet për disa ditë tek Sivasspori.

Futbollisti i lindur më 12 dhjetor 2002 beson se me aftësitë e tij do ta bind klubin e njohur turk që ta mbajë në ekip dhe t’i ofrojë atij kontratë.

16 vjeçari luan në pozitën e mesfushori ofanziv, ndërsa provat ia ka mundësua menaxheri Andi Zobra.

Ndërsa, në Kosovë deri tash me të ka punuar trajneri Brahim Vojvoda, dikur futbollist i njohur kosovar.

Salihu aktualisht luan me grupmoshat e reja të Drenicës, por synon që karrierën ta vazhdojë jashtë vendit. /Gazeta Express/