Është mbajtur sot takimi konstituiv i Komitetit ndërministror për përzgjedhjen e projektit të Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, i themeluar më 15 janar 2019 nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me vendimin nr. 02/84.

Komiteti që kryesohet nga Gazmend Syla, këshilltar politik i Kryeministrit, ka në përbërjen e vet anëtarë nga disa ministri, Muzeu i Kosovës, Instituti i Historisë dhe ai Albanologjik si dhe përfaqësuesit e Komunës së Skenderajt, Familjes Jashari dhe Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Në mbledhjen e sotme është dakorduar rreth metodës dhe dinamikës së punës, si dhe është konfirmuar vullneti i Qeverisë, që ky projekt të përmbyllet sa më parë.

Takimi i radhës është caktuar të mbahet të premten, më 25 janar 2019, ora 14:00 në Prekaz, ku do të bëhet edhe inspektimi i vendit të ngjarjes dhe do të shihet pamja e qartë e situatës momentale të Kompleksit. /Drenica Press/

?