“Ta pastrojmë Kosovën” duke filluar nga rruga jonë

 

Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me FSK-në, Policinë e Kosovës, Qendrën Rinore, KVRL-në, OJQ etj organizon aktivitetin “Ta pastrojm Kosovën”.

Sipas koordinatorit të këtij aktiviteti, Xhevat Dervishi, aksioni do të zhvillohet këtë të premte duke filluar nga ora 10:00 në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.

Ai ka ftuar të gjithë qytetarët e Skenderajt që t’i bashkangjiten këtij aksioni për ta bërë sa më të pastër dhe kjo praktikë duhet të vazhdojë edhe pas 22 majit.