Suspendohet polici Karaxha, me dyshimin se informoi “Kohën Ditore” për djalin e shefit të AKI-së

Zyrtari policor Afrim Karaxha është suspenduar nga puna me dyshimin se ka zbuluar për media që Shpëtim Maxhuni, djali i shefit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë është përfshirë në një rast penal.

Loading...

Inspektorati Policor i Kosovës pas hetimeve disa javore i ka rekomanduar drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, që të suspendojë këtë zyrtar policor për shkak të dyshimit se ka zbuluar informata të ndjeshme për media.

Siç ka mësuar “Koha Ditore”, Qalaj të premten e shkuar e ka nënshkruar rekomandimin e IPK-së, duke e bërë të plotfuqishëm vendimin për suspendim.

Inspektorati Policor i Kosovës nuk ka kthyer përgjigje për gazetën, ndërsa Policia në një përgjigje të shkurtër me shkrim e kanë konfirmuar suspendimin e Karaxhës./ Saranda Ramaj

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore.