Surroi sulmon Blerta Deliun e PDK-së: Votoi kundër grave të dhunuara por vrapoi të fotografohej me Vasfijen

Në një shkrim të titulluar “Borxhet” e të botuar në portalin Koha dhe në gazetën e përditshme Koha Ditore, publicistja dhe shkrimtarja Flaka Surroi ka mbledhur bashkë një varg zhvillimesh politike që të përbashkët kanë ‘borxhin” si term, shkruan Periskopi.

Loading...

Surroi fillimisht flet për rrëfimin e Vasfije Krasniqi Goodmanit, dhe reagimin që pasoi pas atij rrëfimi. Ajo ka sulmuar sërish Hashim Thaçin, kësaj here pas dekoratës që i ka dhënë Vasfije Krasniqi Goodmanit. Surroi e akuzon Thaçin që nuk e shtroi asnjëherë problemin e grave të dhunuara në dialogun me Serbinë, dhe për më tepër, që nuk u përpoq të sillte para drejtësisë përgjegjësit.

“Aq ka qenë i brengosur, saqë ligji për viktimat si Vasfija është miratuar vetëm në vitin 2013 madje me votën kundër të 14 deputetëve të PDK-së (shefi i të cilëve ishte atëbotë), ndër to edhe dy gra. Madje njëra nga to, Blerta Deliu-Kodra, ngarendi me shpejtësi për ta bërë një foto me Vasfijën. Shpresoj se së paku do t’i ketë kërkuar falje për votën kundër.” – shkruan ndër tjerash ajo.

Për të lexuar shkrimin e plotë, klikoni këtu.