Fundjava po vjen me derbin e IPKO Superligës së Kosovës, ku në Drenas Feronikeli pret Prishtinën, për ndeshjen e xhiros së tretë.

Kujtojmë se ndeshja e fundit në mes të Feronikelit dhe Prishtinës u zhvillua në Drenas ku u përcaktu fituesi i Superligës së Kosovës.

Takimi i sotëm zhvillohet në ora 16:00 në stadiumin Rexhep Rexhepi. /Drenica Press/