Suedezët konsumojnë mbi 1 milion Golden Eagle brenda vitit

Golden Eagle, pija energjike e cila është prezentë në shumë vende të botës si dhe pija më e shitur në Ballkan, konsumohet edhe në shtetin e Suedisë.
Kjo pije është pritur shumë mirë në tregun suedez, ku brenda periudhës 12 mujore janë shitur mbi 1 milion njësi.

Loading...

Kjo pije është prezent edhe ne rrjetet e marketeve të mëdha si City Gros, Euro Cash, Ika etj.

Kualiteti dhe cilësia sipas standardeve ndërkombëtare, ka bërë që pija energjike Golden Eagle, të jetë një konkurrent i fortë në tregun suedez.
Golden Eagle është një ndër produktet kosovare më të shitura në tregun ndërkombëtar, ajo sot është prezent në 29 shtete të ndryshme, ne tregjet e Evropës, Azisë, Afrikës dhe Amerikës.

Rritja e vazhdueshme në eksport dëshmon se kompania Frutex me brendet e saj Golden Eagle dhe Relax po shënon rritje të vazhdueshme në tregun botëror. /Telegrafi/