Studentët nga Kosova shpallen kampion në garën e NASA-s (VIDEO)

Grupi i studentëve nga Kosova, që kanë marrë pjesë në garën e NASA-s “Space AppChallenge” në kategorinë “People’s Choice” kanë fituar vendin e parë në këtë kategori.
Ky grup i studentëve, ka bërë një aplikacion të bazuar në ueb, që do ti mundësonte shkencëtarëve të përcaktojnë të gjitha katastrofat natyrore që ndodhin në planet me ndihmën e sateliteve të NASA-s, transmeton Portali Albeu.com.
Grupi i studentëve është i përbërë nga studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe të kolegjit UBT.
Përkrahje për promovimin e vlerave të këtyre studentëve, ka dhënë edhe Këshill i Studenteve i FIEK.
Për grupin e studentëve, përkrahje ka dhënë edhe IÇK-ja, Innovation Centre of Kosovo.

Loading...

Anëtarët e këtij grupi janë:
Zana Bytyqi
Blend Mehmeti
Arlind Dushi
Arnold Plakolli
Taulant Mehmeti
Rinor Maloku
Muhamed Retkoceri.