Albana Azizi e cila jeton dhe vepron në Zvicër ka ardhur me projektin e saj të ri “I vetëm”.

Në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini, ajo ka folur për jetën e saj në Zvicër dhe pasionin që ka për muzikën.

Është jo e zakontë pasi profesioni i parë i Albanës është stomatologjia por muzika për të është një hobi i madh.

Qysh në moshën gjashtë vjeçare ajo i ka rënë pianos. Thotë se talentin e saj në muzikë e kishte hasur edhe mësuesja e saj e cila e kishte ndjekur deri në një moshë.

Vajza shqiptare që jeton në Bern thotë se sot punon në stomatologji, por muzika i fle më shumë në zemër.

Ajo thotë se në Zvicër është shumë e vështirë të depërtosh edhe për shkak të origjinës shqiptare, por ka kënduar në kube të ndryshme në Zvicër madje edhe këngë në gjuhën shqipe.

Albana thotë se kënga e saj e fundit “I vetëm” është pëlqyer edhe nga shoqëria e saj zvicerane.

No tags for this post.