Stacionin e Policisë në Drenas e presin edhe padi tjera për shumë skandale, paralajmëron Gazmend Halilaj

Avokati Gazmend Halilaj ka thënë se në Policinë e Kosovës ka shumë policë e police me vlera të larta etike, që e kryejnë detyrën e tyre me nder. Mirëp,o ai nuk përjashton mundësinë se brenda këtij institucioni ka edhe prej atyre që keqpërdorin detyrën zyrtare.Për Indoks Halilaj ka thënë rasti i policit Vesel Vesli nuk është as i pari e as i fundit që ka ndodhur nbrenda Policisë së Kosovës.

“Në Policinë e Kosovës gjegjësisht në stacionin policor të Drenasit ka policë, police, eprorë, eprore të ndershme me vlera shumë të larta etike, morale, personale, familjare, njerëz shumë ta pastër, njerëz që e kanë kry punën me nder, qe e kanë ngritur zërin ndaj tij dhe ndaj çdo krimi ndër vite. Fatkeqësisht ky nuk është skandali i parë, as i mesëm as i fundit, mjafton të pyeten qytetarët, policët me sigurinë që nuk do të bëhet identiteti i tyre publik, tregojnë, rrëfejnë”, ka thënë Halilaj.