Sport dhe muzikë në Skenderaj, 200 euro shpërblim për fituesin (Foto)

Rinia Demokratike e Kosovës dega në Skenderaj më datë 20 prill 2018 organizon Streetball në Skenderaj, transmeton Drenica Press

Loading...

Streetball “Skenderaj 2018” mbahet në sheshin Adem Jashari në Skenderaj më 20.04.2018 në ora 10:00.

Rinia Demokratike e Skenderajt përmes një njoftimi ka ftuar të gjitha ekipet e interesuara të Streetball-it, që të marrin pjesë, ndërsa të gjithë të rinjtë e Skenderajt ftohen të bëhen pjesë e këtij aktiviteti.

Pjesëmarrje e ekipeve garuese është falas, ndërsa shpërblimi për fituesit është në vlerë 200 euro.

Gjatë mbajtjes së aktivitetit pjesëmarrësit do t’i argëtojnë artistë të estradës. /Drenica Press/

No automatic alt text available.