Spitali norvegjez bëhet me imam

Tani pacientët muslimanë mund të marrinë ndihmë më të mirë në Spitalin Universitar të Bergenit. Muajin e kaluar, në këtë spital universitar, është punësuar një imam, shkruan MekuliPress.info

Pacientët muslimanë në qytetin e Bergenit, qytet i dytë më i madh në Norvegji, do të kenë një ofertë më të mirë e më cilësore të shërbimeve spitalore. Spitali Universitar i Haukelandit ka siguruar një imam që do të punojë si i rregullt për spitalin norvegjez. Ky spital është i pari i këtij lloji në Norvegji, shkruan MekuliPress.info

Punëtorja, Liv Ingrid, që drejton shërbimin e priftërinjëve në spital, thotë se “është e kënaqur që Imami Mohammad Azeem do të punojë së bashku me ta.”

“Kemi spesh kërkesa dhe vazhdimisht pyetemi nga pacientët, të cilët dëshirojnë dhe duan të flasin me një imam. Ata thonë se kanë nevojë për një imam për të biseduar me të. Dhe kjo është arsyeja përse ne, tani, e kemi arritur këtë,” thotë Svela për kanalin NRK.

Imami, Mohammad Azeemi, punon së bashku me katër priftërinjtë të tjerë të spitalit në këtë spital. Imami është në punë një ditë në javë./MekuliPress.info/