Spikerja e njohur shqiptare zbulon se është shtatzënë dhe pret binjakë!

Ajo është një prej spikereve më të njohura dhe prezanton edicionin e lajmeve në Tv Klan, por po kalon një periudhë shumë të ëmbël në jetën e saj.

Loading...

Bëhet fjalë për Anjola Hamzaj e cila ka zbuluar në një dalje publike se është shtatzënë me dy binjakë.

“Është hera e parë për mua. Jam në muajin e pestë, ndihem shumë mirë tani. Tre muajt e parë kam pasur ato simptomat e zakonshme. Tani jam më e qetë, por psikologjikisht jam në fazën që mbledh informacion, lexoj gjithë kohën, më duket sikur bëhesh edhe paranojake. Nëse më parë nuk doja t’ia dija kur bëhej një bisedë shtatzënie, tani jam shumë e vëmendshme, dëgjoj gjithë “sy e veshë”, madje edhe pyes. Kam nisur fazën kur thuhet se shijohet shtatzënia. Pres binjakë, një djalë dhe një vajzë,”- ka thënë Anjola.