Sot, takimi i ekipit negociator të Kosovës me atë të Serbisë

 

Ekipi negociator që përfaqësohet nga Fatmir Limaj nga Nisma, Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti dhe përfaqësues të shoqërisë civile, dje ka arritur në Bruksel për të mbajtur sot takimin me liderët serbë, njofton Klan Kosova.

Takimi pritet të nisë në ora 10:00 me përfaqësuesit e Serbisë të ndërmjetësuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini.

Në këtë takim pritet të diskutohet për njohjen reciproke, çështjen e të pagjeturve, krimet e kryera në Kosovë e shumë çështje tjera.