Sot ndahen çmimet vjetore për letërsi, këta janë laureatët

Në kuadër të agjendës shtetërore për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, me e rastin e festës, SOT më 15 shkurt 2018 (e enjte), ora 13:30, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bën ndarjen e Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe për Çmimet Vjetore për Letërsi. 

Çmimi Vjetor për Vepër Jetësore do t’i ndahet shkrimtarit Rushit Ramabaja. Çmimi për prozë “Anton Pashku” shkrimtarit Fatmir Halimi për veprën “Dy vdekje e një jetë”, Çmimi “Ali Podrimja” për veprën më të mirë në poezi do t’u ndahet shkrimtarëve: Ismail Syla për “Atdheu im i ngyrsur” dhe Ragip Syla për veprën “Kam drojë për ty”. 

Çmimin “Vehbi Kikaj” për fëmijë dhe të rinj do ta ndajnë shkrimtarët Mexhit Mehmeti “Ecejaket e Hero Lindit” respektivisht Avni Dehari “Flakadanë e Lirisë”. Çmimi për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë “Ibrahim Rugova” i ndahet Arben Veselaj për studimin “Tema Kadareane”, ndërkaq çmimi për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe dhe anasjelltas “Pjetër Bogdani” i ndahet Orjela Stefasanit për veprën “Njerëzit dhe ingranazhet”. 

Laureatët marrin çmimet respektive në bazë të vendimit të jurisë profesionale në përbërje të Hysen Matoshit, Merxhan Abdylit, Brikenë Ceraja- Beka, Shkelqim Millaku dhe Qazim Thaçi. 

Ceremonia e ndarjes së çmimeve për letërsi do të mbahet në kabinetin e Ministrit.

Lexo tjetër  Van Damme në rolin e shqiptarit, kërkon të marrë hak kundër serbëve për vrasjen e babait (VIDEO)