Sot, mot shumë i ftohtë dhe me erë, këto janë temperaturat që do t’ju përcjellin gjatë javës

Edhe këtë javë vazhdojnë ditë të akullta dhe acar, të mërkurën reshje më të qëndrueshme bore, transmeton Gazeta Metro.

Gjatë ditës së sotme një mot shumë i ftohtë dhe me erë do të jetë në Kosovë, kryesisht do të përcillet me vranësira dhe kohë pas kohe me reshje të dobëta bore.

Temperatura minimale gjatë ditës pritet të jetë -7 gradë celsius, kurse ajo më e lartja pritet të jetë -4 gradë celsius, transmeton Gazeta Metro.

Sipas parashikimeve të Prishtina Weather, ditën e mërkurë një vorbull ciklonike nga Atlantiku verior me masa të ftohta arktike, pritet të depërtojë në jug të rajonit përmes Italisë, ku nën kushtet e favorshme, me masa të lagështa nga Mesdheu dhe të ftohtit e pranishëm në rajon, do të sjellë reshje më të qëndrueshme bore mbi tërë territorin e vendit, mirëpo që këto reshje nga dita e enjte pritet të pushojnë.

Tabela dhe moti për ditët e javë në ditët në vazhdim:

8.01 – Në mëngjes acar dhe kthjellime. Mjegull në vise të ulëta. Ditën vransirat do të shtohen.
9.01 – Ftohtë. Kryesisht vranët dhe me borë. Vende-vende reshje më intenzive. Në mbrëmje reshjet e borës do të vazhdojnë nëpër lokalitete.
10.01-11.01 – Ditën e enjte ftohtë. Në mëngjes vende-vende vazhdojnë reshjet e dobëta bore. Gjatë ditës kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Ditën e premte mot shumë i ftohtë, me diell dhe vransira. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull.

Era do të fryejë lehtë dhe mesatarisht e fuqishme drejtimesh të ndryshme 1-10m/s./gazetametro.net