Sot dita e derbeve, në Drenas zhvillohet ‘derbi i Drenicës’ (FOTO)

Përveç derbit mes Prishtinës dhe Trepça’89, në Superligën e Kosovës në futboll, sot do të zhvillohen edhe tri ndeshje interesante.

Loading...

Fillimisht bie në sy derbi drenicas mes liderit, Feronikelit dhe Drenicës.

 

 

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet sot në ”Rexhep Rexhepi”, ku ”Nikli” synon fitoren për ta mbajtur kreun, ndërsa Drenica nuk është në formë të dobët dhe synon ta befasojë sot liderin.

Përballje tjetër interesante është mes Llapit dhe Ballkanit në stadiumin, ”Zahir Pajaziti”, në Podujevë, transmeton IndeksOnline.

Bekim Shotani, trajneri i Llapit, do ta sfidojë sot ish-skuadrën e tij, Ballkanin, ku synon fitoren për ta mbajtur hapin me liderët. Nga ana tjetër, Ballkani kërkon rezultat pozitiv për t’i ikur zonës së rrezikshme.

Për fund, Gjilani është nikoqir i KEK-ut në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.

”Elektricistët” janë në formë katastrofale ku renditen në vendin e fundit me vetëm një pikë.

Andaj, gjilanasit konsiderohen favorit sot dhe priten të arkëtojnë pikë të plota para tifozëve të vet.

Përndryshe, pas 12 ndeshjeve, Gjilani renditet në vendin e shtatë me 17 pikë të grumbulluara deri më tani./IndeksOnline/