Sonte, “Nata e Zjarreve” në Prekaz

Sot përfundon manifestimi në kujtim dhe nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Në ditën e tretë dhe të fundit të manifestimit të Epopesë së UÇK-së, duke filluar nga ora 17:45, fillon ndezja e flakadanëve në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz të Skenderajt.
Në orën 18:00 vazhdon manifestimi “Nata e Zjarreve” me program kulturoro-artistik në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.