Sonte luhet Europa League, këto janë ndeshjet interesante (Foto)

Sonte do të rikthehet Europa League, ku 30 skuadra do të luajnë ndeshjet e para në fazën e 1/16.

Loading...

Pas superndeshjeve në Ligën e Kampionëve, tashmë është radha për një tjetër garë të madhe evropiane, atë të Europa Leagues.

Sonte në dy terminë do të zhvillohen 15 ndeshje, ku luajnë skuadrat si Milan, Arsenal, Atletico Madrid e Borussia Dortmund.

Skuara italiane do të takohet me Ludogorets në udhëtim, Arsenal me Ostersunds, Atletico Madrid me Copenhagen, ndërsa Dortmund pret skuadrën e Atalantas.