Sonte kemi boks, duelojnë dy gjigant të këtij sporti luftarak

Kampioni i WBC-së në kategorinë e peshave të rënda, Deontay Wilder, ka qenë prezent në matjet zyrtare të Tyson Furyt dhe Francesco Pianetas, para meçit të të shtunës në Belfast.

Loading...

Amerikani ka pasur një konfrontim me agresiv me babanë e Furyt, John dhe pastaj është dashur të ndërhyhet për ta penguar përleshjen me boksierin britanik, i cili nesërmbrëma do të jetë në ring në Windsor Park.

Michael Benson@MichaelBensonn

😂 Now Tyson Fury and Deontay Wilder clash themselves, in the lobby of the hotel which has just hosted the weigh-in!

[🎥 @Rocky87Fielding]

Wilder ka udhëtuar në Belfast, pasi do të qëndrojë pranë ringut në rolin e analistit televiziv për BT Sport.

Ndërsa në rast se Fury triumfon ndaj Pianetas, Deontay ia ka dhënë mundësinë që të ndeshet me të gjatë këtij viti.

Dueli ndërmjet kampionit në fuqi të WBC-së dhe ish-kampionit të unifikuar botëror mund të ndodhë në nëntor ose dhjetor, në SHBA.

TeamFA

@TeamFA

BREAKING: Deontay Wilder confirms he will fight Tyson Fury before the end of 2018!

“The fight definitely will happen. November or December in New York or Las Vegas.”

LET’S GET READY TO RUMBLEEEEE! 💥💥💥

Wilder ka vendosur të ndeshet me Tyson, pasi që ka dështuar për këtë vit dueli ndaj kampionit të unifikuar të IBF, WBA dhe WBO, Anthony Joshua.

Në video e publikuara në rrjetet sociale, dëgjohet Wilder duke i thënë Furyt se të fitojë ndaj Francesco Pianetas, në mënyrë që amerikani ta nokautojë pastaj. Ndërkohë që Tyson ia kthen se Deontay nuk mund ta mposhtë atë.

Frank Warren

@frankwarren_tv

WBC HEAVYWEIGHT CHAMPION DEONTAY WILDER IN BELFAST, CLASHES WITH JOHN FURY AT WEIGH IN 😲@BronzeBomber @Tyson_Fury

Natyrisht se kjo është edhe një formë e promovimit që ua bëjnë boksierët meçeve të tyre. /Telegrafi/