Skuadrat në të cilat ka luajtur më parë transferi më i ri i ‘Niklit’, Ben Hamed Kone

Sot ish-kampioni i Superligës, Feronikeli, ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit nga Bregu i Fildishtë, Ben Hamed Kone. 30 vjeçari luan si mesfushor ku ka qenë pjesë disa skuadrave nëpër shtete të ndryshme.

Loading...

Më parë, Kone ishte lojtar i klubit italian, Nuroese, teksa prej fillimit të karrierës së tij ka qenë pjesë e shumë skuadrave, përfshirë Chonburi F.C nga Tajlanda, Home United F.C nga Singapuri, Gainare Tottori F.C nga Japonia, Slavia Sofia F.C nga Bullgaria, Academica Argeş nga Rumania, FC. Voluntari nga Rumania dhe Dibba Al- Fujairah S.C nga Emiratet e Bashkuara Arabe.