Skuadra më e mirë për 2015, çfarë surprize!

Gazeta e përditshme britanike “Daily Mail” ka publikuar sot listën e skuadrave më të mira për këtë fillim viti.
Çuditërisht në vend të parë nuk është Çelsi, Juventusi, Bajerni apo Barcelona, por skuadra e Volfsburgut.
Gjermanët kanë një ecuri të shkëlqyer duke e nisur 2015 me një fitore 4 me 1 kundër kampionëve të Bajernit.
Ata ndiqen nga Liverpuli, Valencia, Kaen dhe më pas Barcelona.
Fillimviti nuk ka qenë aspak pozitiv për skuadrat e mëdha.