Skuadra e njohur italiane shitet për 10 euro!

Çuditë në futboll janë të pandalshme.

Loading...

Tani lajmi befasues vjen nga Italia, ku skuadra e njohur Palermo është shitur për çmimin simbolik 10 euro, përcjell Periskopi.

Presidenti i kësaj skuadre, Maurizio Zamparini ka konfirmuar se klubi është shitur për 10 euro, ndërsa pronarët e rinjë janë nga Londra. Marrëveshja është nënshkruar sot tek një noter në qytetin sicilian.

Image result for Palermo 2018 football celebrating

”Palermo që nga mbrëmë ka pronarë të ri. Është shitur për çmim simbolik, për vetëm 10 euro”, ka zbuluar Zamparini.

Pronarët e rinjë janë të detyruar të paguajnë një borxh prej 23 milionë eurove ndaj një banke italiane.

Një marrëveshje tjetër mes pronarëve dhe Zamparinit është që edhe të mos zbulohet indentiteti i tyre deri në një kohë të caktuar.

Përndryshe, Palermo gjendet në vendin e parë në Serie B dhe është kandidati kryesor për t’u ngjitur në kampionatin elitar sezonin e ardhshëm. /Periskopi/