Skenderja, lumi “Klina” në gjendje të mjerueshme (Foto)

Gjendja e lumenjve në Kosovë, po vazhdon të jetë mjaft shqetësuese në tërë territorin. Një gjendje jo e mirë po vërehet edhe në lumin Klina të komunës së Skenderajt, shkruan drenicapress.info.

Bëhet e ditur se një pjesë e madhe e këtij lumi është mbuluar nga mbeturina të shumta. Duke ju referuar një burimi të Drenica Press-it, pjesa e lumit Klina  që kalon në fshatin Rezallë e Re, është mbuluar nga mbeturinat e shumta, pasi edhe vet banorët e atyre anëve po i hedhin mbeturinat në lumë dhe afër shtratit të lumit.

Në fotot e mëposhtme, mund të vëreni gjendjen në të cilën gjendet pjesa e lumi Klina e cila kalon në fshatin Rezallë e Re të Skenderajt. /Drenica Press/