Skenderaj dhe Drenasi mbajnë Akademi Përkujtimore në 17 vjetorin e Betejës së Likoshanit e Qirezit

Sot me datë 28 Shkurt u bënë 17 vite nga ngjarja që tronditi botën me terrorin e ushtruar nga forcat serbe ndaj banorëve të Likoshanit e Qirezit. Në këtë ngarje historike ranë për Lirinë e Kosovës 24 deshmorë. Akademia është mbajt në Drenas e organizuar nga dy komunat. Ndërkaq folës në emër të dy komunave  ishte Nexhat Demaku, ndërsa një historik të ngajrjes e paraqiti  Drejtori i Kulturës në Komunën e Skenderajt z. Hatiz Koci, poashtu në këtë Akademi ishte edhe z. Jakup Krasniqi si ish Zëdhënës i UÇK së dhe një perfaqsues i shoqatave te dala nga lufta. Pastaj është shfaqur një program artistik. Paraprakisht janë bërë Homazhe ne varrezat e deshmorëve ne Likoshan si dhe vizita ne familjet e të rënëve në Qirez. Në këto aktivitete ka marrë pjese udheheqjet komunale te Skenderajt dhe Drenasit të prirë nga Nenkryetari Nura, dhe  Kryetari i Komunës së Drenasit Nexhat Demaku. Për të kujtuar këtë ngjarje historike  të 28 Shkurtit të vitit 1998, në  17 vjetorin e   Betejës së  Qirezit dhe Likoshanit u kujtua sakrifica e madhe e të rënëve për lirinë e Kosovës.  Aktivitetet kushtuar kësaj ngjarjeje u organizuan nga Komuna e Skenderajt dhe ajo e Drenasit.

Kujtimi i kësaj dite filloi me homazhe ne Kompleksin e varrezave ne Likoshan per te vazhduar me vizita ne familjet e të rënëve si dhe me Akademine Përkujtimore në Drenas, ku morën pjesë familjarë të të rënëve, zyrtar të institucioneve lokale të dy komunave, përfaqësues te institucioneve qendrore, veteranë dhe invalid të luftës së UÇK-së. Me pjesemarrje e tij në këtë Akademi e nderoi edhe z. Rifat Jashari, vëllau i Komandantit Legjendar Adem Jashari. Në këtë ngjarje u vlerësua kjo betejë historike si dhe u evokuan kujtime nga momentet e lavdishme te luftës për liri.   Me 28 shkurt te Vitit 1998 ne këtë Betejë ranë 24 deshmorë dhe martirë të fshatrave Qirez, Likoshan dhe fshatrave te tjera te kësaj treve.  ./drenicapress/

10410601_1025330960818167_4394475146945718028_n

Loading...