Skenderaj stoliset me flamuj për festat e Nëntorit

Komuna e Skenderaj ka nisur qe disa ditë përgatitjet për festat e 28 Nëntorit, ku edhe ka publikuar agjendën se cilat janë aktivitetet që do të zhvillohen në nder të festave.

Ndërkaq, Sheshi “Adem Jashari” në Skenderaj është stolisur më flamuj kuqezi dhe me pankarta “LAVDI KOMANDANTIT ADEM JASHARI”.

Loading...

Kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari, përmes një postimi në ‘Facebook’, u ka uruar shqiptarëve festat e Nëntorit, duke paralajmëruar edhe se janë bërë gati për aktivitetet.

Skenderaj ynë, me ngjyrat e flamurit të shqiptarisë, të Ismail Qemalit, Adem Jasharit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i bërë gati për aktivitetet që na presin këto ditë”, thuhet në njoftimin e tij.