Skenderaj, sot rivarroset dëshmori i parë i Bigadës 113 Mujë Krasniqi

Zhvarrimi i dëshmorëve të UÇK-së për në Kompleksin memorian në Marinë të Skenderajt po vazhdon edhe sot, shkruan Gazeta Drencia Press

Loading...

Sot do të zhvarrosen eshtrat e dëshmorit Bashkim Sadiku.

Bashki Sadiku nga fshati Tushilë e Skenderajt fillimisht u angazhuar në lëvizjet ilegale, duke përfunduar si pjesëtar i  Ushtrisë Çlirimtaret të Kosovës.

Bashkimi ra për të mos vdekur kurrë në vendlidjen e tij, në Tushilë, më 5 mars 1998 në kodrat e fshatit pas vendosjes së forcave sebe. I armatosur, ai niset për të vëzhguar forcat armike ku edhe bije në pritë. Pas një rezistence të ashpër, bëhet dëshmori i parë i Brigadeës 113 Mujë Krasniqi.

Rivarrimi i eshtrave të Bashki Sadikut nga fshati Tushilë për në Marinë të Skenderajt bëhen sot, duke filluar nga ora 18:00. /Drenica Press/