Skenderaj, Sefer Aliçkaj prezanton ekspozitë të veçantë për 10-vjetorin e pavarësisë (Foto)

Sot në sheshin ‘Adem Jashari’ të Komunës së Skenderajt janë prezantuar ekspozita të organizuara nga Këshilli Organizativ për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ndër ekspozitat e shfaqura aty janë ajo e fotografit Sefer Aliçkaj, me fotografi nga Skenderaj dhe me motive shtetërore.

Për të parë nga afër këto ekspozita dolën shumë qytetarë, si dhe zyrtar të Komunës bashkë me kryetarin, Bekim Jashari.

Kryetari Jashari, e përgëzoi për ekspozitën dhe kontributin që jep përmes fotografive, duke shfaqur vlerat e Skenderajt.

Lexo tjetër  Skenderaj në Zi, vdes polici që i mbushi sytë me lotë të gjithëve (FOTO)