Skenderaj, seancë e jashtëzakonshme për Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur sot seancë të jashtëzakonshme për nder të 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, ku anëtarët kanë diskutuar për gjendjen e kësaj kategorie.

Loading...

Pas diskutimeve, është formuar komisioni nga Kuvendi, i përbërë prej 7 anëtarëve (5 nga legjislativi dhe 2 nga shoqatat e personave me aftësi të kufizuar), i cili ka nxjerr disa rekomandime për zbatim nga ana e Ekzekutivit Komunal të Skenderajt.

Pas përfundimit të seancës ku anëtarët unanimisht kanë miratuar rekomandimet e nxjerra, është organizuar edhe një marsh sensibilizues nga Shoqata e Personave me Aftësi të Kufizuara – Handikos në Skenderaj, në të cilin kanë marrë pjesë të gjithë të pranishmit dhe qytetarë tjerë.