Skenderaj, policia arreston dy të rinjë, pasi therrën me thikë një 16 vjeçar

Policia e Kosovës sot ka arrestuar dy të rinjë nga Komuna e Skenderajt, pasi këta të dy kanë sulmuar me thikë një 16 vjeçar, ku si pasoj e sulmit me thikë, viktima e këtij rasti djaloshi me inicialet A. M 16 vjeç, ka marrë lëndime të renda dhe është dërguar në QKUK. Por për fatin e viktimës së këtij rasti sot raportohet se djaloshi 16 vjeçar tani është jashtë rrezikut për jetë.

Loading...

Sipas Policisë së Kosovës arrestimi është kryer falë një bashkëveprimi të mirë mes hetuesve dhe njësive sektoriale ka bërë që dy të dyshuarit  A. G. 19 vjeçar A. G. 16 vjeçar të identifikohen dhe të arrestohen, mbi dyshimet e arsyeshme për përfshirje në një rast me elemente të veprës penale ‘lëndim i rëndë trupor’, ngjarje kjo e cila është raportuar të ketë ndodhur në orët e pasdites së djeshme, me datën 21 maj 2015 në rrugën “Gjon Buzuku” në Skenderaj.

Policia fillimisht kishte pranuar informacion për përleshje në mes të disa personave, ku me të arritur në vendin e ngjarjes  kishin kuptuar se bëhej fjalë për një person të lënduar si pasojë e përleshjes kishte pësuar lëndime  viktima  A. M. 16 vjeçar, ndihma e parë fillimisht i ishte dhënë në QKMF në Skenderaj, ku më  pas është dërguar në QKUK dhe gjendja  e tij raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetë, transmeton Drenica Press.

Nga hetimet e para  bëhet e ditur se në përleshje ishin të përfshirë dy personat e dyshuar, të cilët pas një zënke me viktimën njëri nga të dyshuarit të ketë përdorur një mjet të  mprehtë ku si pasojë të ketë lënduar viktimën e rastit.  Dy të dyshuarit janë intervistuar, ku me vendim të  prokurorin i dyshuari A. G. 19 vjeçar, ndalohet në mbajtje për 48 orë ndërsa  tjetri lirohet. /drenicapress/