nvestitorë të huaj sot kanë vizituar komunën e Skenderajit.

Kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari priti në zyrën e tij Bjerne Christensen dhe Klaus Jakobsen biznesmenë nga Danimarka dhe Naim Kadishianin, biznesmen shqiptar ku biseduan për ndërtimin e fabrikës së duhanit.

Ky projekt pritet të ketë vlerë rreth 7 milionë euro ndërsa numri i punëtorëve parashihet të jetë nga 2.500 deri në 3.000

Jashari i ka shoqëruar biznesmenët në Kryshec, afër pishinës, hapësirë prej 3.5 hektarë e cila i takon Komunës  dhe ku përveç fabrikës, pritet të jetë edhe tokë për mbjelljen e duhanit.

Kryetari i Skenderajit ka premtuar siguri të plotë për realizimin e këtij projekti milionësh, duke theksuar se është në interes të qytetarëve ndërtimi i fabrikës, pasi do të punësohej një numër i madh  punëtorësh.

Investitorët kanë shprehur interesim të madh për investimin si dhe janë befasuar me kushtet e tokës e cila planifikohet t’i jepet në shfrytëzim sipas legjislacionit në fuqi.

Gjatë vizitës në Skenderaj, mysafirët kanë vizituar edhe Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz, ku kanë bërë homazhe te varri i komandantit legjendar Adem Jashari dhe dëshmorëve të kombit.In

Skenderaj po bëhet me fabrikë të duhanit