Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku së bashku me deputetin e Parlamentit të Republikës së Kosovës, Bekim Haxhiu, familjarët, qytetarë, bashkëluftetarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, drejtorë komunal të Skenderajt dhe asamblistë të Kuvendit, kanë bërë sot homazhe te varri i dëshmorit të kombit, Driton Veliu, në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë.

Pranë varrit të dëshmorit Driton Veliu janë vendosur kurora lulesh, duke u përulur me pietet para veprës sublime të dëshmorëve të kombit

Me këtë rast është përkujtuar vepra dhe sakrifica e heroit të kombit, në 20 vjetorin e rënies së tij në altarin e lirisë, si dhe lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.