Libri me titull “Kamer e Murat Loshi” me autor Bedri Tahiri, po promovohet në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë nën patronatin e kryetarit të kuvendit, Kadri Veseli.

Aty u tha se Kamer e Murat Loshi ishin veprimtare të çështjes kombëtare që me pushkë dhe punë atdhetare nuk u ndalën për atdhe.

Pjese e këtij promovimi janë edhe veprimtare të tjerë të librit e letërsisë, siç është poeti Esat Loshaj nga Peja, dashamirë të librit dhe artit të kulturës dhe të tjerë.

Me pjesëmarrje, këtë ngjarje e kanë nderuar edhe deputeti në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela, kryetari i kuvendit Kadri Veseli, deputetja Blerta Deliu dhe zyrtarë të tjerë të PDK-së.

Autor i librit, njëherësh edhe profesor i gjuhës shqipe që merret me krijimtari të shkrimeve të ndryshme për periudhat e luftës në vend, Bedri Tahiri, gjatë luftës në Abri kishte përcjellë ndodhitë e luftës me UÇK-në meqë kishte mbajtur edhe ditar për ngjarjet e asaj kohe. Ai njëherësh është edhe fitues i disa çmimeve dhe anëtar i akademisë së shkencave shqiptaro-amerikane.

Kryeparlamentari Veseli tha se ndihet shumë mirë me pjesëmarrjen e familjarëve dhe intelektualëve tjerë në këtë ngjarje, ndërkaq foli edhe fjalë të mëdha për autorin duke thënë se po bën punë të mira për figura të tilla që kanë sakrifikuar për liri.

No tags for this post.